Pse duhet ta shfrytëzoni autentikimin me dy faktor në shërbimet online

Publikuar më: 11-07-2016

2factorauthentication_primary-100066767-largeVerifikimi me dy hapa, i njohur edhe si autentikimi me dy faktorë apo aprovimi i kyçjes, përbën një nivel të rëndësishëm sigurie gjatë përdorimit të shërbimeve online. Pikërisht për këtë shumë kompani të shquara si Google, Microsoft, Facebook, Twitter dhe shumë të tjerë e përdorin.

Kur ju aktivizoni verfikimin me dy hapa në një uebfaqe, ju keni aprovuar një alternativë shtesë qasjeje në një shërbim. Sapo ta keni aktivizuar në momentin kur kyçeni në një shërbim online duke vendosur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, keni realizuar vetëm hapin e parë. Pas këtij hapi shërbimi do ju dërgojë një kod unik, përshmebull një mesazh me tekst, i cili do ju lejojë të qaseni.

Nuk është domosdoshmëri përdorimi i telefonit sepse sistemet me dy faktorë zakonisht ofrojnë disa opsione kontakti si e-mail, thirrje audio apo përmes aplikacioneve mobile.

Padyshim verifikimi me dy hapa ofron shumë siguri por asgjë nuk është siguri perfekte. Nëse një tru njerëzor ka arritur ta materializojë verifikimin me dy hapa një tjetër padyshim e ka gjetur një rrugëdalje.

Verifkimi me dy hapa është hakuar me sukses kur në 2014-tën Dan Saltman zbuloi një mënyrë për ta shmangur dhe në një shërbim madhor siç është PayPal. Por pavarësisht kësaj ne jua rekomandojmë ta shfrytëzoni këtë nivel sigurie. Oborri juaj mund të jetë i rrethuar me mure por besojmë se kjo nuk është arsye që ta lini derën e shtëpisë hapur. Sa më të vështirë ta bëni situatën për hakerat, aq më pak inciativë do të kenë për ta provuar përsëri. (PCWorld Albanian)

Pse duhet ta shfrytëzoni autentikimin me dy faktor në shërbimet online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)