Protik organizon edicionin e dytë të International Space App Challenge në Shqipëri datat 22-24 Prill

Publikuar më: 07-04-2016

space-app-challengeInternational Space App Challenge mbërrin sërish në Shqipëri! Protik Innovation Center organizon për herë të dytë në vendin tonë, maratonën më të madhe teknologjike të krijuar nga NASA.

International Space Apps Challenge është një maratonë teknologjike e iniciuar nga NASA. Ky event u debutoi në 2011 me mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane por u zhvillua për herë të parë në 2012.  Në fillim në 2012 shtrihej në 17 shtete ( në 25 qytete) dhe kishte rreth 2000 aplikantë ndërsa këtë vit ky konkurs zhvillohet në rreth 50 shtete ( në 200 qytete) me më shumë se 8000 aplikantë duke u shndërruar kështu në maratonën më të madhe teknologjike në botë. I gjithë ky event ndodh paralelisht në të gjitha vendet në datat 22-24 Prill 2016.

Kjo maratonë ka si synim përdorimin e të dhënave publike të NASA dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative për probleme në fusha të ndryshmë që kanë ndikim global. Ky konkurs fokusohet në formimin e grupeve nga fusha e teknologjisë, kërkues shkencorë, projektues, artistë, mësues, sipërmarrës, zhvillues software dhe studentë nga e gjithë bota për të zhvilluar projektet e tyre në bazë të sfidave të prezantuara.

Në ndihmë të grupeve të formuara vijnë dhe mentorët për të orientuar më shumë konkurentët rreth projekteve që duan të krijonë. Pra në një fundjave rreth 100 të rinj mblidhen, formojne skuadra dhe punojnë për ti dhënë zgjidhje disa problemeve të prezantuara nga NASA sipas gjashtë kategorive: Aeronautika, Stacioni Hapësinor, Sistemi Diellor, Teknologji, Tokë, Udhëtim në Mars.

Në nivel global projektet do të gjykohen sipas këtyre kritereve: Përdorimin më të mirë të të dhënave, Përdorimit më të mirë të harduerit, Konceptit më të mirë të misionit, Imapkti Galatik, and Më Inspiruesja.

Në kuadër të këtij konkursi Protik këtë vit sjell për herë të parë “Data Bootcamp” që do të zhvillohet më 18 Prill 2016. Data Bootcamp organizohet si fazë para përgatitore e konkurentëve për International Space Apps Challenge. Konkurentët do të njihen në detaje me kategoritë e sfidave, sfidat për secilën kategori, kriteret e vlerësimit, pajisjet hardware që mund të përdorin, software dhe të dhënat që NASA ka vënë në dispozicion për konkursin.

Tre skuadrat me më potencial, në bazë të standarteve të vlerësimit do të nominohen për të marrë pjesë në një konkursin global dhe njëkohësisht për gjashtë muaj do të jenë pjesë e Space Apps Accelerator e cila vjen këtë vit për herë të parë sipas formatit të ofruar nga NASA.

Qendra Protik është një organizatë jo fitimprurëse krijuar nga një partneritet i suksesshëm publik-privat ndërmjet: Qeverisë së Shqipërisë, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), USAID, Vodafone, Microsoft Albania, Cisco dhe AITA. Misioni i Protik është të shërbejë si katalizator për zhvillimin e industrisë së Teknologjisë, së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shqipëri, duke nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen, duke rritur kërkesën për produkte dhe shërbime të TIK dhe duke nxitur partneritetet dhe rrjetet profesionale.

Shtëpia botuese ICTSmedia vjen si sponsor i këtij aktiviteti si pjesë e vizionit të saj të mbështetjes dhe promovimit të edukimit, tekonologjisë dhe komunikimit ndërsa marka e saj PCWorld si mbështetës mediatik. (Protik/ PCWorld Albanian)

Protik organizon edicionin e dytë të International Space App Challenge në Shqipëri datat 22-24 Prill
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)