Lajmet

Projekti Sunroof tregon nëse shtëpia juaj është e përshtatshme për implementimin e paneleve diellore

Aug 18 2015
0 Shpërndarje

project_sunroof-featuredGoogle do të na ndihmojë për të zbuluar nëse shtëpia jonë është e përshtatshme për implementimin e paneleve diellore. Projekti quhet Sunroof, dhe tregon sesa energji mund të gjenerojë tarraca ose çatia e shtëpisë suaj përmes Google Maps.

Kjo do të thotë se përmes Google Maps, Projekti Sunroof do të analizojë edhe historikun e kushteve meteorologjike të vendodhjes së shtëpisë suaj, drejtimin kryesor të erës, hijen e shkaktuar nga ndërtesat dhe pemët. Për fat të keq kjo aktualisht funksionon vetëm në dy qytete amerikane. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sunroof
Lajmet e fundit>