Projekti Ara, telefoni inteligjent modular i Google, ka vdekur

Publikuar më: 03-09-2016

project-ara-640x320Pas shumë vonesash Google më në fund vendosi ti japë fund projektit Ara. Koncepti ambicioz i smartphonit modular që lindi në Google, është më në fund i vdekur. Një raport nga Reuters thotë se Google ka “ndërprerë” projektin Ara në një përpjekje për të “ruajtur një trajektore në industrinë e harduerit.”

Projekti Ara nuk u duk kurrë si një produkt i mundshëm, dhe pas deklarimit në 2013, progresi erdhi ngadalë. Pajisja u vonua duke kaluar kufirin e komercializimit në 2015. Këtë vit, pajisja u vonua përsëri për në 2017, dhe ekipi i zhvilluesve deklaroi se Ara do të kalonte nga një pajisje krejtësisht modulare në një paisje ku procesori, grafikat, antenat, sensorët, bateritë, dhe ekrani do të ishin të palëvizshëm. Si rezultat Ara ra kaq shumë saqë mezi kishte ndonjë arsye për të ekzistuar.

Nëse ju po prisnit për një telefon modular, shpresat nuk kanë humbur. Reuters tha se ndërkohë që “Google nuk do ta komercializojë telefonin vetë,” licensimi i teknologjisë tek palët e treta mbetet një opsion. (PCWorld Albanian)

Projekti Ara, telefoni inteligjent modular i Google, ka vdekur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)