Programuesit më të talentuar, Kina dhe Rusia kryesojnë klasifikimin

Publikuar më: 09-09-2016

photo-1429051883746-afd9d56fbdafCili vend ka progamuesit më të mirë në botë? HackerRank, një platformë e cila klasifikon programuesit në bazë të aftësive të tyre të kodimit, është përpjekur ti përgjigjet kësaj pyetje duke u bazuar në sfidat e kodimit.

Duke tërhequr qindra mijëra zhvillues nga e mbarë bota, këto sfida përfshijnë një varietet gjuhësh dhe dijesh programimi që nga Piton tek alegoritmat e sigurisë. Vlerësimi për programuesit u dha në bazë të saktësisë dhe shpejtësisë së tyre.

Sipas HackerRank, Kina dhe Rusia rezultojnë të jenë vendet me programuesit më të talentuar. Programuesit Kinezë lënë pas të gjitha vendet e tjera në Matematikë, Programim dhe Strukturë të Dhënash, ndërsa Rusët dominojnë në Alegoritma.

screen-shot-2016-08-23-at-8-42-39-amPolonia, Zvicra, Franca dhe Italia gjithashtu hyjnë në 10-shen e parë duke lënë larg SHBA-të, Britaninë, Indinë dhe Izraelin. Pjesë e fushatës ishin 50 shtete ku Shqipëria dhe Kosova mungojnë. (PCWorld Albanian)

Programuesit më të talentuar, Kina dhe Rusia kryesojnë klasifikimin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)