Profesori i Universitetit të Harvard: Grumbullimi masiv i të dhënave dhe analizat mund të kurojnë kancerin

Publikuar më: 31-05-2015

Harvard-wider

Në çdo industri, grumbullimi i të dhënave masivisht si dhe realizimi i analizave kanë kontribuar historikisht në përmirësimin e jetëve tona. Në kujdesin shëndetësor, ky kontribut ka akoma edhe më shumë vlerë.

Dhe këtë mësë miri e tregoi një profesor pranë Universitetit të Harvardit, Dr. John Halamka. Ai e përshkroi fenomenin e ruajtjes dhe analizimit të të dhënave si tejkalim të limiteve që sot njeh shkenca e mjekësisë tradicionale.

“Mund të shikoni të gjithë ndërveprimin” në një klip të shkurtër. Është njësoj si të shikoni një bashkëbisedë për të gjetur se ku çalon dhe ku qëndron problemi. Rasti i këtij profesori është unik sepse bashkëshortja e tij vuante nga kanceri dhe u shërua si rezultat I të dhënave massive dhe analizave të kryera.

“Gruaja ime u diagnostikua me kancer të gjirit në 2011. Tumori i saj ishte HER-2, dhe mosha e saj ishte 59 vjeçe. Është interesante të dhema se në 10,000 femrat aziatike me një tumor të ngjashëm, mënyra sesi është trajtuar sëmundja e saj ka qenë edhe rezultati që kishim nevojë të denim. A u përmirësuan, a kishin efekte anësore? Dhe mbi bazën e kësaj u sigurova që ajo të merrte ilaçet më të përshtatshme nxjerrur nga analizat dhe të dhënat e 10 000 femrave që kanë vuajtur me këtë tumor.” – u shpreh Ai

Kjo është ajo që quhet ndryshe të mësuar e sistemit shëndetësor. Në sistemet e sotme shëndetsor, duhen 20 vite për një spital ose qëndër mjekësore që të sjell një inovacion në këtë sector çka do të kontribonte në shpëtimin e shumë jetëve. Imagjinoni sikur të dhënat dhe analizat e shëndetit të pacientëve të ndahen mes këtyre institucioneve, se çfarë përfitimi do kishte bota sot. Me vetëm 3 petabajt të dhëna profesori ishte në gjëndje të shpëtonte bashkëshorten e tij nga një sëmundje vdekjeprurëse, por qindr mijëra petabajt ? (PCWorld Albanian)

 

Profesori i Universitetit të Harvard: Grumbullimi masiv i të dhënave dhe analizat mund të kurojnë kancerin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)