Produkti më i ri i Apple është një libër 300 dollar

Publikuar më: 16-11-2016

apple-photo-book-100693614-largeApple prezantoi të Marten një produkt të ri, një liberë 450 faqesh i cili dokumenton 20 vite të dizajnit të Apple ose me fjalë të tjera një libër plot foto të paisjeve të kompanisë.

Me një çmim prej 300 dollarësh, libri kushton më shumë sesa disa prej paisjeve që mund të shikoni në të.

Libri me titull “Designed by Apple in Kalifornia” është i disponueshëm në dy madhësi: 13×16.25 inç dhe 10.20×12.75 inç.

Versioni më i vogël kushton 200 dollar ndërsa që të dy janë shitje nga dita e sotme në dyqanet e Apple.

Libri fillon që me krijimin e iMac në 1998 deri tek lapsi Apple Pencil në 2015-tën dhe u deshën plot 8 vite për krijimin e këtij albumi i cili i dedikohet ekzekutivit legjendar të kompanisë Steve Jobs. (PCWorld Albanian)

Produkti më i ri i Apple është një libër 300 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)