Proçesori i parë 12 bërthamësh, MediaTek Helio X20, do të mbërrijë në muajin Tetor

Publikuar më: 23-06-2015

gsmarena_001Proçesori i parametrave të lartë prodhuar nga MediaTek quajtur ndryshe Helio X220 do të debutojë në muajin Tetor. Këtë proçesor do ta gjeni në smartfonin Elepohone P900 i cili po ashtu do të debutojë më 20 Tetor me një çmim prej 500 $.

Proçesori Media Tek Helio X20 ka një numër modeli MT6797 dhe është pasardhësi i Helio X10 MT6795. Helio X20 do të jetë i pari që ka në përbërje 3 grupe bërthamash proçesorike: Dy Cortex A-72 me frekuencë 2.5 Ghz, katër bërthama Cortex-A53 me frekuencë 2 Ghz si dhe katër bërthama të tjera Cortex-A53 dizenjuar për të reduktuar konsumin e baterisë me frekuencë 1.4 Ghz. Karta grafike do të jetë një Mali-T800.

gsmarena_002

Nga ana tjetër Smartfoni Elephone P9000 do të karakterizohet nga një ekran 5.5 inç 1080p, 4 GB RAM, 32 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, 8 Megapiksel kamër frontale, 20.7 Megapiksel kamër të pasme dhe bateri me kapacitet 3100 mAh. Smartfoni ofron mbështetje për kartë të dyfishtë. (PCWorld Albanian)

Proçesori i parë 12 bërthamësh, MediaTek Helio X20, do të mbërrijë në muajin Tetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)