Proçesorët Intel Xeon në laptopë tashmë një realitet

Publikuar më: 11-08-2015

intel-xeon-inside

Proçesorët të gradës profesionale Intel Xeon nuk janë dizenjuar vetëm për tu përdorur në qendra të dhënash apo kompjutera të fuqishëm. Intel së fundmi ka lançuar një model proçesori Xeon të ndërtuar posaçërisht për laptopët.

Ky model proçesori është emërtuar si E3-1500M v5.1 bazuar në Skylake, ky proçesor do të ofrojë një performancë të mirë në laptopët tuaj. Sipas Intel, proçsori i nivelit të lartë do të sjellë në laptop, një pjesë të gjeneratës së re të arkitekturës Skylake. Për më tepër E3-1500M v5 do të jetë modeli i parë i çipave që do të sjellë fuqinë e gradës profesionale së proçesorëve në kompjuterat portabël.

Me anë të këtyre proçesorëve, Intel premton balancën e duhur të fuqisë dhe mobilitetit. Sipas postimit në blog laptopët dhe desktopët e Apple do të jenë të parët që do të pajisen me këto proçesorë. Ende nuk dihet se si do të përshtaten me laptopët e Apple duke qënë se ata vuajnë nga jatëgjatësisa e ulët e baterisë. Një problem tjetër është dhe nxehtësia. Intel ka zbuluar se proçesorët Xeon do të do të ofrojnë mbështetje për portën Thunderbolt 3 dhe USB të tipit C. (PC World Albanian)

Proçesorët Intel Xeon në laptopë tashmë një realitet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)