Procesorët Intel të arkitekturës Kaby Lake do të përmbajnë grafika 4K të integruara

Publikuar më: 17-08-2016

transformer-3-pro-t303_01-100663644-largeIntel nuk shquhet për performancë grafike të procesorëve të saj por me gjeneratën e 7-të të modeleve me emrin e koduar Kaby Lake kompania premton përmirësime të mëdha.

Procesorët Kaby Lake do të jenë pasardhësit e modeleve Skylake të cilët do të sjellin procesorët e parë grafikë 4K të Intel njoftoi kompania ditën e Marte gjatë një Forumi zhvilluesish.

Intel shfaqi video lojën OverWatch në një laptop Dell XPS me procesor Kaby Lake duke ofrouar një performancë të shkëlqyer të 4K-së. Gjatë demostrimit të një hibridi 2n1 me grafika 4K, një zëdhënës i Intel tha se proçesorët e rinj Kaby Lake do të luajnë përmbajtje 4K pa asnjë problem.

Ndërsa grafikat e procesorëve Kaby Lake do të posedojnë më shumë potencial, konsumatorëve do tu duhet një kartë grafike e dedikuar për të luajtur përmbajtje të realitetit virtual. Laptopët e parë me procesorët Kaby Lake do të vinë këtë Vjeshtë. Asus tashmë ka prezantuar Transformer 3, një hibrid 2n1 me procesor Kaby Lake ndërsa HP la të kuptohej se laptopi i ardhshëm Pavilion x360 m1 do të karakterizohet po nga këto procesorë.

Lenovo dhe Acer do të zbulojnë modelet e para të produkteve me procesorët Kaby Lake gjatë shfaqjes IFA në Berlin muajin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Procesorët Intel të arkitekturës Kaby Lake do të përmbajnë grafika 4K të integruara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)