Proçesorët Intel: Si krahasohen gjeneratat Broadwell dhe Haswell

Publikuar më: 06-07-2015

 intel_broadwell_package_diagonal_sep_2014-100412312-large

Gjenerata e pestë e proçesorëve të Intel Broadwell debutoi në muajin Janar dhe që atëherë ka qënë e pranishme në një pjesë të konsiderueshme të kompjuterave të hedhur në treg.

Por pavarësisht kësaj është ende e vështirë të gjykojmë se sa është përmirësuar kjo gjeneratë proçesorësh krahasuar me gjeneratën parardhëse Haswell. Kjo për faktin se ndryshe nga desktop-ët të cilët janë më të thjeshtë për tu kontrolluar, laptop-ët janë si kuti të mbyllura. Gjithsesi testet kanë treguar se proçesorët Broadwell janë dukshëm më të shpejtë se sa proçesorët Haswell. Më poshtë do të bëjmë një analizë përsa i përket dy gjeneratave të proçesorëve duke i parë nga dy pikëpamje të ndryshme.

img_2209-100593827-large

Konkurentë

Dy llojet e çipave janë teper të ngjashëm me njeri tjetrin. Një laptop Dell Latitude E5250 përdor një proçesor Haswell Intel Core i5-4310U, çip dy bërthamësh të pajisur me Hyper-Threading(4 proçesorë virtualë) dhe ka një shpejtësi 2GHz ndërsa me teknologjinë Turbo Boost arrin deri 3GHz. Ndërkohë një laptop Dell Latitude me E5250 me proçesor Core i5-5200U dhe Hyper-Threading varion nga 2.2Ghz deri 2.7Ghz.

E rëndësishme është që të dyja llojet e CPU-ve kanë të njëjtin çmim. Kur vjen puna tek grafikat, proçesorët Broadwell janë të paisur me Intel HD 5500 ndërsa Haswell atë Intel HD 4400. Ndërsa të gjitha karakteristikat e tjera janë të njëjta duke filluar që nga RAM-i, kapaciteti i baterive, sistemi operativ Windows 8.1, motherboard e njëjtë etj.

Testimi

Zakonisht në testimet e procesorëve përdoren teknika të cilat izolojnë në maksimum performancën e proçesorit. Gjatë testimit në Cinebench R15 i cili vë në provë performancën e çipit, në mënyrë të habitshme rezultoi se Haswell qëndron më lart se Broadwell. Broadwell ka një shpejtësi 2.7GHz ndërsa Haswell 3GHz. Kjo i jep çipave Haswell një avantazh me 10%. Pavarësisht diferencës prej 10% në shpejtësi, diferenca reale që rezultoi nga ky testim është vetëm 5%.

Performanca në CineBench 3D

Në këtë testim fituesi është Broadwell dhe kjo falë proçesorit me arkitekturë 14nm që ai përdor. Edhe pse Broadwell është pak më i ngadaltë mosnxehja është një element tepër pozitiv. Nga testimi rezultoi se çipi Broadwell nuk nxehet shpejt por e kundërta ndodh me çipin Haswell. I kombinuar me efikasitetin më të mirë të baterisë, Broadwell shpallet çipi më i shpejtë në këtë pjesë.

dell_latitude_e5250_cinebenchr15_multi_threaded-100593804-large

Performanca në PCMark 8

PCMark 8 Work është dizenjuar për të simuluar detyra të tilla si video-konferencat apo detyra të tjera zyre. Në këtë testim, proçesori Haswell është në avantazh dhe kjo për shkak të shpejtësisë më të lartë. Proçesori Haswell në këtë test u rendit i pari me 2922 pikë. Kjo tregon se ky proçesor i përballon më së miri detyrat në zyrë madje nuk janë të nevojshme të gjitha ato bërthama.

dell_latitude_e5250_pcmark8_work_convetional-100593810-large

Performanca e grafikave në 3DMark

Ndërkohë që Intel ka raportuar se diferencat mes Haswell dhe Broadwell duke e parë nga këndvështrimi i performancës, është 5% kur vjen puna tek grafikat kjo diferencë është akoma më e lartë. Në këtë test çipi Broadwell ofron 10% më shumë performancë se Haswell, mjaftueshëm për të luajtur lojrat më popullore në treg.

dell_latitude_e5250_3dmark_cloudgate-100593803-large

Konkluzioni

Broadwell mbizotëron! Kjo gjeneratë e reproçesorësh ofron një performancë më të mirë dhe mbi të gjitha një kohëzgjatje të baterisë të përmirësuar duke mos lënë pas grafikat. Nëse ju keni vendosur të blini nja laptop, një i tipit Broadwell do të ishte sugjerimi ynë. Blerja e një laptopi të tillë përvec përmirsimeve në performancë dhe kohëzgjatjen e baterisë do t’ju sjellë dhe kualitet në ekran dhe mbështetje për SSD. Por dhe nëse keni një laptop të bazuar në Haswell nuk keni pse e ndrroni atë me një Broadwell pasi diferencat mes tij dhe Broadwell nuk janë shumë të mëdha. (PC World Albanian)

Proçesorët Intel: Si krahasohen gjeneratat Broadwell dhe Haswell
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)