Problemi im kryesor me Windows 10-tën: Paqëndrueshmëria

Publikuar më: 26-10-2015

windows-10-stabilityMary Jo Foley – ZDNet

Ja sesi fillon dita ime me kompjuterin tim Windows 10: Ngadalë hap laptopin dhe pas disa sekondash pyes vehten pse nuk po funksionon si ditën e djeshme.

Ca ditë jam e surprizuar me stabilitetin. Por në ditët që lamë pas e kundërta ka ndodhur. Dhe si rezultat pjesë e rutinës time të mëngjesit është kontrolli i historikut të Windows Update dhe Windows Store me shpresën për të gjetur arsye të forta për keqfunksionimin e kompjuterit tim.

Nuk kam qenë ndonjëherë ardhuruese e çmendur e Windows 8-tës. Duke qenë një përdoruese e vazhdueshme e tastierës dhe mausit më pëlqente Windows 8.1. Përpara se të vinte Windows 10 isha e suprizuar nga perspektiva që shfaqte ky sistem operativ.

Por me mungesën e stabilitetit në Windows 10 e gjitha kjo po shndërrohet në një shqetsim. Një shqetësim që nuk e kisha përjetuar në Windows 7, 8 dhe 8.1. Dhe pasi pashë disa e-mail-e dhe mesazhe në Twitter kuptova një gjë: Nuk e jam e vetmja.

E kam përdorur Windows 10-tën që pëpara debutimit më 29 korrik. Kisha të instaluar ndërtimin 10240, versioni i cili rezultoi final. Nuk kam kaluar në një version më të ri të Windows 10-tës sepse problemet kishin filluar. Kisha probleme me blerjen e aplikacioneve në Windows Store dhe me përditësimet në Windows Mail.

Për disa ditë me radhë gjatë muajit Gusht aplikacioni Mail kishte ngecur por më pas një përditësim i Microsoft bëri që të shfaqte shenja jete. Ndërsa dyqani aplikacioneve nuk pati këtë shans.

Në muajin Shtator, problemet me aplikacionin Mail u rishfaqën. Aplikacioni ndaloi së sinkronizuari mesazhet elektronike nga posta ime Outlook dhe Office 365. Më pas në datën 8 Shtator një tjetër përditësimi e shkatërroi keq fare këtë aplikacion. Hoqi çdo llogari në aplikacion dhe jo vetëm por ishte e pamundur të shtoje llogari të tjera. Më pas në një blog mësova se një rregullim po vinte i cili do të çaktivizonte edhe modalitetin e bisedave në mesazhet elektronike.

Ata që lexuan shqetësimet e mia më dhanë menjëherë sugjerime pafund e një ndër to ishte aktivizimi një një skripit PowerShell përmes Command Promt (CMD). Por mund ta kisha bërë këtë por nuk më duket aspak si një zgjidhje e pranueshme për përdoruesit normalë. Ndërsa Microsoft nuk u lodh aspak me ndonjë sugjerim për zgjidhje të shpejtë problemit.

Nëse këto probleme do të ishin vetëm të mijat do e kisha fajësuar e mëpas hedhur tutje laptopin tim Acer S7 Core i7 me të cilin vinte Windows 8 e instaluar. Por nuk jam vetëm unë. Dërgjoj ankesa në bazë ditore ndaj Windows 10-tës. Dështime të Windows Store, probleme me sinkronizimin në aplikacionin Mail dhe paqëndrueshmëri të aplikacioneve të ndryshme janë shqetësime ditore në blogjet e Microsoft.

Të shtunën, pas një mungese tre ditore të problemeve të reja, kompjuteri im Windows 10 fikej vetvetiu pa asnjë paralajmërim. Nuk kishte asnjë problem me baterinë e as një ekran blu të vdekjes por gjithësesi vendosa ta riktheja në gjëndje fillestare.

Më në fund aplikacioni Mail filloi të funksiononte. Gjithashtu edhe dyqani i aplikacioneve. Që atëherë kompjuteri im nuk është fikur asnjëherë pa arsye.

Windows 10 përmban aplikacione të shumta që janë pjesë e sistemit operativ. Në të vërtetë kjo platformë është ndërtuar për të funksionuar në mijëra kompjutera, tabletë dhe konfigurime të ndryshme. Supozohet se ishte dizenjuar për të kaluar nga Windows 7, 8 dhe 8.1 në Windows 10 pa qenë nevoja të instaloni nga fillimi.

Ky sistem operativ është pjesë e vizionit të Microsoft për të trajtuar “Windows si një shërbim”. Kjo do të thotë se konsumatorët vazhdimisht do të marrin funksionalitete dhe rregullime të reja. Duke qenë se kompania nuk ka detajuar adresimet e përditësimeve të dërguara gjer më sot në Windows 10 nuk dimë se se çfarë problemesh janë zgjidhur dhe cilat jo.

Sipas informacioneve nga burime të ndryshme, planet e Microsoft ishin për lançimin e Windows 10-tësn në tetor. Por, ndikuar edhe nga presioni i prodhuesve, Microsoft lançoi Windows 10-tën në fund të muajit Korrik. Një përditësim i ri plot funksione të munguara po vjen këtë fund vit.

Por më interesant ngelet RedStone. Redstone është përditësimi që do të pasojë Threshold 2. Mendohet se do të jenë dy përditësime RedStone në Korrik dhe Dhjetor. Sipas burimeve të mia Redstone do të ketë në fokus stabilitetin e ekosistemit të Windows 10-tës.

Shpresoj që koha dhe këto përditësime të vazhdueshme të sjellin më shumë stabilitet në Windows 10 në muajt e ardhshëm. Ndërkaq do të vijoj të shpresoj por që nuk më shkon mendja të hedh tutje Windows 7 nga kompjuteri im i punës. (PCWorld Albanian)

Problemi im kryesor me Windows 10-tën: Paqëndrueshmëria
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)