Problemet e baterisë së Surface Pro 3 nuk kanë të mbaruar

Publikuar më: 21-09-2016

surface-pro-31-640x426Disa modele Surface Pro 3 vuajtën me jegjatësinë e baterive të tyre derisa Microsoft publikoi një përditësim gjatë muajit Gusht i cili dukej se funksiononte.

Një raport i ri nga InfoWorld zbulon se problemet akoma vijojnë. Janë dy burimet kryesore të baterive të Surface Pro, Simplo dhe LG dhe ndërsa përditësimi i Gushtit ka kontribuar në zgjidhjen e problemeve të të parit, e njëjta nuk vlen për LG-në.

Në të vërtetë problemi konsistonte në matjen e gabuar të kapacitetit të baterisë. Pas përditësimit ky problem është përçuar nga bateritë Simplo tek ato LG. Sistemet e prekura tregojnë se bateria është ngarkuar dhe në momentin që karikuesi hiqet nga priza Surface Pro 3 fiket menjëherë.

Kritikat ndaj baterise LG nuk kanë munguar por pas përditësimit të Gushtit janë shtuar tej mase. Sipas InfoWorld është pikërisht përditësimi i cili shkakton problemet në bateritë LG. Megjithatë zëdhënësit e Microsoft e mohuan duke thënë se kishin të bëjnë me tjetër problem. (PCWorld Albanian)

Problemet e baterisë së Surface Pro 3 nuk kanë të mbaruar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)