Privatësia e aplikacioneve të fitnesit, 5 këshilla për të dhëna të sigurta

Publikuar më: 09-10-2016

smartwatch-watching-youNumri i aplikacioneve të fitnesit po shtohen dita ditës, por privatësia e tyre nuk ka pasur të njëjtin fat. Pak javë më parë Departamenti Amerikan i Shëndetësisë publikoi një raport i cili alarmoi kompanitë teknologjike të cilat duhet ti shtojnë më privatësi aplikacioneve të tyre të fitnessit dhe shëndetit.

Edhe pse disa aplikacione si FitBit regjistrojnë vetëm hapat, paisjet e reja mund të regjistrojnë çdo gjë që nga vendodhja gjeografike tek ritmi kardiak, gjumi, kaloritë e konsumuara e shumë të tjera.

Çdo do gjë duket perfekte sepse përdoruesit kanë qasje në informacion shumë të rëndësishme të shëndetit, por kjo është perfekte edhe për reklamuesit dhe kompaninë e sigurimeve.

1. Përdorni një pseudonim kur krijoni profile të reja

Një gjë është e qartë, ora inteligjente e juaja po ju gjurmon dhe akoma nuk dihet çfarë informacioni dërgohet. Për të mbrojtur privatësinë tuaja shfrytëzoni një pseudonim kur hapni një profil të ri në aplikacion. Fikja e Bluetooth dhe shfrytëzimi i fjalëkalimeve të fuqishme disa disa prej hapave që mund të parandalojnë cënimin e privatësisë.

2. Kontrolloni çfarë të dhënash akseson aplikacioni i fitnesit

Gjurmimi i hapave pas është një informacion mjaft me vlerë por gjurmimi edhe lëvizjeve të çrregullta, epo është e tepërt. Sigurohuni për mënyrën sesi informacioni juaj aksesohet dhe shpërndahet dhe përpiquni ta kufizoni maksimalisht shpërndarjen.

3. Gjithnjë përditësoni aplikacionet

Padyshim përditësimet e reja janë acaruese por janë aty për një arsye. Ezistojnë dy arsye saherë që një aplikacion përditësohet: ose arnim i një problemi sigurie ose versioni i ri është më i mirë. Gjithësesi pak minuta përditësime aplikacionesh është një kosto e cila ja vlen për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë.

4. Sigurohuni që aplikacionet shfrytëzojnë protokollin HTTPS

Pavarësisht se një pjesë e madhe e aplikacioneve shfrytëzojnë rrjete Wi-Fim jo të gjithë e bëjnë përmes një serveri të sigurtë. Mos përdorimi i HTTPS është një gabim amatoresk. Është e habitshme sesi një pjesë e madhe e aplikacioneve popullore si Garmin, nuk e shfrytëzojnë. Sigurohuni që aplikacionet përdorin një server të sigurtë, dhe nëse jo, kërkoni një tjetër aplikacion.

5. Kontrolloni periodikisht nëse të dhënat janë të sakta

Është e mundur që një pjesë e madhe e aplikacioneve të manipulohen duke gjeneruar të dhëna të rreme. Kjo jo vetëm ndikon në shëndetin tuaj personal por lënë të dhënat tuaja në mëshirë të palëve të treta. Kur kontrolloni të dhënat sigurohuni që të jenë të sakta. Nëse jo, atëherë dikush tjetër mund të jetë duke i manipuluar. (PCWorld Albanian)

Privatësia e aplikacioneve të fitnesit, 5 këshilla për të dhëna të sigurta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)