Pritshmëritë tona për evenimentit e 6 Tetorit organizuar nga Microsoft

Publikuar më: 03-10-2015

Windows 10: The Next Chapter press eventJavën që vjen, Microsoft pritet të mbajë një nga evenimentet më të rëndësishme të vitit, kryefjala e të cilit do të jenë debutimi i harduerëve të rinj dhe sigurisht Windows 10 për telefonët. Konkretisht gjatë tij priten të lançohen smartfonët e rinj të linjës Lumia, një Surface Pro 4 i ri, Microsoft Band 2 dhe ndoshta disa risi nga Xbox dhe skuadra e Surface.

Lumia 950 dhe Lumia 950 XL

Ky event është i rëndësishëm për Microsoft sepse gjatë tij kompania do të prezantojë telefonët e parë inteligjent të pajisur me Windows 10 Mobile. Edhe pse ky sistem operativ ende nuk është në fazë përfundimtare, javën që vjen Microsoft do ta sjellë atë në Lumia 950 dhe Lumia 950 XL. Sipas specifikave të zbuluara deri më tani, këta telefonë duket se nuk do ti largohen shumë paraardhësve të tyre.

gsmarena_001

Nga vet emërtimi, kuptojmë se Lumia 950 XL është smartfoni me përmasa më të mëdha. Ai ka një ekran 5.7inç WQHD dhe një kamera 20 megapiksel. Nga ana tjetër Lumia 950 do të ketë një ekran 5.2inç WQHD dhe proçesor Snapdragon 808. Ndërsa proçesori që do të furnizojë Lumia 950 XL do të jetë Snapdragon 810, i cili është më i fuqishëm se Snapdragon 808. Të dy smartfonët do të jenë të pajisur me USB –Type C, 3GB RAM dhe hapsirë memorie 32GB.

Surface Pro 4

Të gjithë ne kemi pritur për një model të ri pas Surface Pro 3 dhe Microsoft më në fund po na i plotëson dëshirën. Kompania do të lançojë tabletin hibrid Surface Pro 4 javën që vjen. Pritet që Microsoft të sjellë një ekran më të madh në Surface Pro 4, i rrethuar nga një kornizë më e hollë dhe mbi të gjitha me një rezolucion të nivelit të lartë. Kjo mund të përkthehet në një ekran 4K, pra ekrani do të jetë një element kyç i këtij tableti. Përveç kësaj, Surface Pro 4 do të jetë më i lehtë dhe më i hollë se paraardhësit e saj.

microsoft-surface-pro-3

Një stilolaps i ri dixhital

Apple u fokusua në rritjen e saktësisë të stilolapsit dixhital në iPad Pro dhe Microsoft po ndjek të njëjtat hapa. Prodhuesi i softuerëve më herët gjatë këtij viti bleu kompaninë N-trig e cila merret me prodhimin e stilolapsëve dixhital. Sigurisht që pas kësaj presim një saktësi dhe ndjeshmëri shumë më të lartë në stilolapsin e Surface Pro 4.

Windows Hello

Ndërkohë që disa pajisje të Microsoft po hidhen në treg të pajisura me kamera që ofrojnë mbështetje për Windows Hello, mundësitë që kjo teknologji të mbërrijë dhe në Surface Pro 4 janë të pakta. Në vend të saj, Microsoft pritet të sjellë një sensor për njohjen e shenjës së gishtave.

W10_Laptop_NUI_16x9_en-US_030615

Surface laptop

Microsoft mund të na surprizojë duke sjellë një laptop të ri të linjës Surface. Është folur se Microsoft po ndërton një version më të madh të Surface Pro i cili pritet të jetë një laptop. Supozimet që qarkullojë online, tregojnë se kjo pajisje mund të ketë një ekran 14 inç, një kamera të integruar me Windows Hello. Përsa i përket specifikave të brendshme, ato do të jenë të një niveli të lartë; pritet 16GB RAM dhe 1TB hapsirë memorie. Kjo tregon se ambiciet e Microsoft për këtë laptop janë të larta.

image-left-cyan-hero-e1400563125164

Microsoft Band 2

Pajisjet inteligjente që vishen janë kthyer në një trend në ditët e sotme të cilin Microsoft nuk ka nguruar ta ndjekë. Në eventin e 6 tetorit pritet të debutojë Microsoft Band 2. Raportet online kanë treguar se kjo pajisje që vendoset në kyçin e dorës do të ketë një ekran të harkuar dhe një rrip që përputhet më së miri me dorën tuaj.

microsoft-band-007-2040.0Deri më tani kanë qënë të pakta informacionet që kemi mbi këtë pajisje por ajo që dihet me siguri është se ajo do të jetë një përmirsim i ndjeshëm krahasuar me paraardhësin e saj. Sigurisht që fokusi kryesor i kësaj pajisje do të jetë aktiviteti sportiv. Gjithashtu pritet të Microsoft të rrisë numrin e shteteve ku do të shitet Microsoft Band 2. Listës së tanishme do ti shtohen Spanja, Franca, Italia dhe Gjermania.

Windows 10 & Xbox

Windows 10 ka disa javë që është lançuar dhe deri më tani suksesi ka qënë i kënaqshëm për kompaninë. Pavarësisht kësaj nuk ka dyshim që gjatë eventit do të dëgjojmë të reja nga Windows 10, kryesisht përsa i përket integrimit të tij me konsolet Xbox. Microsoft pritet të sjellë Windows 10 në Xbox në muajin nëntor. Aktualisht ky implementim është duke u testuar. Ndërkohë përdoruesit e smartfonëve aktual Lumia, do të mësojmë se kur Windows 10 Mobile do të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar në pajisjet e tyre. (PC World Albanian)

Pritshmëritë tona për evenimentit e 6 Tetorit organizuar nga Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)