Lajmet

Prisni video dhe ruani cilësinë e tyre me Loseless Cut

Nov 22 2016
0 Shpërndarje
Prisni video dhe ruani cilësinë e tyre me Loseless Cut

losless-cutLoseless Cut është një program falas portativ për shumë platforma, që ju mundëson të prisni video në një ndërfaqe të lehtë për tu përdorur, pa reduktime në cilësi.

Programi është pak i rëndë kur konsideroni madhësinë e arkivës së tij prej 80 megabajtësh, por ai vjen me të gjitha mjetet e duhura për të prerë një video.

Ndërfaqja është thjeshtëzuar shumë dhe është e lehtë për tu përdorur. Hidhni një video në ndërfaqe, zgjidhini pikën e fillimit dhe pikën e mbarimit, pastaj klikoni butonin cut për ta prerë.

Pjesa e prerë e videos ruhet automatikisht në të njëjtin vend. Procesi nuk e mbishkruan videon origjinale, pasi informacioni rreth fillimi të videos dhe fundit të saj shtohen në emrin e skedarit të videos së re.

Ju mund të luani videon në ndërfaqe nëse doni dhe të zgjidhni pikat e fillimit dhe fundit ndërkohë që videoja po luan. Ose mund ti zgjidhni direkt me mouse.

Zgjedhja tjetër e vetme është që të kapni një imazh të vetëm nga videoja. Kjo bëhet duke zgjedhur imazhin në fillim dhe pastaj duke klikuar “capture” në ndërfaqen e programit. Fotoja e kapur ruhet si një imazh në formatin jpeg në të njëjtin vend ku është videoja burim.

Loseless Cut nuk përdor ndonjë enkodim ose dekodim prandaj është shumë i shpejtë. Ndërkohë që është i dizajnuar për video, ai mund të presë edhe formate të tjerë. Procesi është i njëjtë por pjesa kryesore e ndërfaqes do të qëndrojë e zezë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>