Printer ushqimi 3D: Printoni vaktin tuaj

Publikuar më: 13-08-2016

3dprintedfood.jpg__800x600_q85_cropFalë një teknologjie të re të printerit 3D të ushqimit, mëngjesi i printuar është disa hapa më afër realitetit për konsumuesin e zakonshëm.

Lipson, një profesor i inxhinierisë mekanike në universitetin e Kolumbisë, ka qenë duke studiuar printimin 3D afërsisht 20 vite, duke punuar në printimin e gjërave si plastik, metale, elektronik dhe biomateriale. Puna e tij në printimin 3D të ushqimit doli nga kërkimet e tij në printimin e robotëve të plotë 3D që mundeshin në teori “të ecnin jashtë printerit”.

Ndërkohë që po eksperimentonin me bërjen e printerëve multi-material, Lipson vuri re se studentët në laboratorin e tij filluan të përdornin ushqim si një material testimi.

Kështu Lipson dhe skuadra e tij filluan  të shikonin më seriozisht se çfarë mund të bënin me ushqimin. Janë dy mënyra bazike për  të printuar ushqim 3D, shpjegon Lipson. E para përfshin përdorimin e pluhurave, të cilët përzien së bashku gjatë printimit me një lëng, si për shembull ujë. E dyta – mënyra që përdoret nga laboratori i Lipson – është duke përdorur shiringa që depozitojnë gjel ose pastë në vende specifike të përcaktuar nga “receta” e softuerit.

Printer ushqimi 3D: Printoni vaktin tuaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)