Harduer

Prezantohet Samsung Galaxy J2 me Smart Glow dhe Turbo Speed Technology

Jul 10 2016
0 Shpërndarje

gsmarena_001Pasi u zbulua në disa imazhe live, Samsung Galaxy J2 2016  është zyrtarizuar pa mbërritur java e re. Telefoni tani listohet në uebfaqen e kompanisë Koreano Jugore. Fuqizohet nga një proçesor 1.5 Ghz me katër bërthama shoqëruar nga 1.5 GB RAM dhe 8GB memorje të brendshme.

Galaxy J2 ka një ekran 5 inç Super AMOLED 720p i cili do të mbështetet fuqishmisht tek bateria me kapacitet 2,600 mAh. Ky telefon i rangut fillestar përmban disa komponentë për tu patur zili si kamera e pasme 8 megapiksel dhe ajo frontale 5 megapiksel.

Megjithatë risia e vërtetë e telefonit është një komponent i quajtur “Smart Glow” i cili bën kategorizimin e njoftimeve të aplikacioneve me një dritë LED me ngjyrë vendosur ngjitur me kamerën e pasme të telefonit. Synimi i tij është ofrimi i njoftimeve më të sakta pa qenë nevoja e kontrollimit të telefonit.

gsmarena_002

Galaxy J2 2016 përmban edhe një tjetër detaj mjaft interesant. Quhet “Turbo Speed Technology” dhe shërben për të rritur performancën e telefonit duke shfrytëzuar minimumin e kapacitetit të harduerit.

Sipas Samsung kjo bën të mundur hapjen e aplikacioneve deri në 40 % më shpejtë sesa një telefon me RAM të dyfishuar. Në lidhje me çmimin, Galaxy J2 2016 duhet të kushtojë afro 145 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Galaxy J2
Lajmet e fundit>