Prezantohet aplikacioni i Komisariatit Dixhital në kuadër të javës së inovacionit

Publikuar më: 14-05-2015

13min1mShqipëria vitin e fundit duket se ka përqafuar teknologjinë e informacionit duke modernizuar administratën publike në mënyrë që ti shërbehet sa më mirë publikut. Ditën e djeshme, në kuadër të javës së inovacionit është prezantuan produkti më i ri që ndërthur teknologjinë dhe Policinë e Shtetit. ‘Komisariati Dixhital’ quhet aplikacioni i lançuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkpunim me Fondacionin Vodafone Albania. Ky aplikacion ka si qëllim rritjen e cilësisë të shërbimit ndaj publikut, zbatimin e ligjit, rrit parametrat e sigurisë publike si dhe është një mbështetje e fortë në luftën ndaj korrupsionit.

Komisariati Dixhital është një shembull se ç’është e aftë të bëj teknologjia në të mirë të shtetasve shqiptarë. Duke shkarkuar këtë aplikacion në smartfonin tuaj juve do ju jepet mundësia të ngarkoni në të foto, video apo denoncime ku shfaqen hapur shkeljet e ligjit apo korrupsionit. Në kohë reale përmbajtja që ju keni ngarkuar do ti transmetohet Policisë së Shtetit. Ju mund të zgjidhni të identifikoheni apo të mbeteni një denoncues anonim. Për rastin e raportuar, ju do të merrni informacion në lidhje me reagimin apo veprimet që ka ndërmarrë policia.

Në mënyrë që ky proces të funksionojë sa më mirë, në Policinë e Shtetit është krijuar një skuadër e posacme e kualifikuar në bashkpunim me ‘ProTik’ që do të mundësojë transmetimin e të dhënave dhe koordinimin e punës. Rreth këtij produkti të ri thanë fjalën e tyre Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri dhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike znj. Milena Harito. (PCWorld Albanian)

Prezantohet aplikacioni i Komisariatit Dixhital në kuadër të javës së inovacionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)