Powerbeats 3, kufjet wireless të cilat funksionojnë me iPhone 7-tën

Publikuar më: 26-10-2016

ml8v2-vid1_pf1_lang_enTë zbuluara në fillim në Shtator në debutimin e iPhone 7, kufjet wireless Powerbeats 3 nga Beats janë tani të gatshme për tu blerë. Duke ndjekur gatishmërinë e Beats Solo3 dhe AirPods të Apple, Powerbeats tani janë produkti i tretë që përdor çipin të patentuar nga Apple, W1.

Sipas Apple, çfarë dërgon çipi W1 është më shumë jetë baterie. Powerbeats 2 zgjasnin vetëm gjashtë orë me një ngarkesë të vetme, por kufjet e reja Powerbeats 3 e dyfishojnë këtë kapacitet në 12 orë. Plus, një funksionalitet “Fast Fuel” do të thotë se ato mund të ngarkohen për një përdorim prej 1 ore në vetëm 5 minuta.

Njësoj si me AirPods, ato duket të dërgojnë lidhje  pa pengesa me iPhone-in e ri, por ndërkohë që protokolli themel është Bluetooth, ato do të punojnë shumë mirë me pajisjet e tjera që mbështesin Bluetooth.

Siç u tha në shtator, pronësia a Beats nga Apple (Kompania numër një në botë për prodhimin e kufjeve) sigurisht do të thotë se Apple përfiton nga heqja e vendit të kufjeve në iPhone 7, por kjo nuk largon përfitimet e audios wireless në vetvete.

Të lësh mënjanë kabllot që ngatërrohen është diçka që dëshirojnë shumë njerëz. Nëse jeni të interesuar që të provoni kufjet e reja Powerbeats 3, ato kushtojnë $199.95 në dyqanet e Apple dhe koha e dërgesës llogaritet në një deri në dy javë. (PCWorld Albanian)

Powerbeats 3, kufjet wireless të cilat funksionojnë me iPhone 7-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)