Posta e Kosovës vendosë mitet dhe legjendat në pulla postare

Publikuar më: 07-09-2012

Filatelia e Postës së Kosovës është një pjesë atraktive dhe e ndjeshme postare, prandaj PTK-ja i kushton një kujdes të veçantë asaj.

Filatelia e Postës së Kosovës prej dje ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me emër “Mitet dhe Legjendat”.

Ky emision përbëhet prej dy pullave postare me vlerë nominale prej 0.70 Euro dhe 1 Euro si dhe Zarfit të Ditës së Parë, ndërsa në dispozicion për koleksionuesit dhe konsumatorët do të jenë në dispozicion që nga data e djeshme 05.09.2012.

Miti si element esencial i qytetërimit njerëzor paraqet afrimin e një realiteti psikologjik ose shpirtëror që mund të përmban një realitet që ka ndodhur dhe themelon zhvillimin e ardhshëm mitologjik të një populli apo të një gjendjeje.

Legjendat, ose gojëdhënat janë tregime disi të çuditshme nga të cilat ngjarjet që mund të kenë një bazë historike deformohen nga imagjinata popullore. Ka legjenda që janë lidhur me emra vendesh, lumenjsh, bimësh etj.Ka raste që nuk kemi këngë, por tregime të thjeshta për shpjegimin e një emri apo toponimi. Legjenda të tilla, që thuhen në prozë, ka shumë në popullin tonë, megjithëse ato ende nuk janë mbledhur në tërësi.

Në mitologjinë shqiptare padyshim personazhe që hasen më së shumti në gojëdhana, prozë e këngë janë: Halili dhe Muja, sinonim i trimërisë, Rozafa sinonim i çiltërisë dhe besnikërisë dhe Doruntina, sinonim i besës së shqiptarit.

Filatelia e Postës së Kosovës përmes pamjeve të pullave postare jep një kontribut të shquar në promovimin e Republikës së Kosovës, trashëgimisë sonë kulturore e historike, personaliteteve të shquara, të arriturave si dhe bukurive natyrore. (PCWorld Albanian)

Posta e Kosovës vendosë mitet dhe legjendat në pulla postare
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)