Porositë e iPhone 6S dhe 6S Plus mund fillojnë që më 11 Shtator

Publikuar më: 23-08-2015

Apple-iPhone-6S-3Po i afrohemi evenimentit ku do të prezantohen zyrtarisht iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Tradicionalisht gjigandi amerikan i elektronikës ka organizuar këtë eveniment në fillim të muajit Shtator dhe tashmë ky muaj është shumë pranë.

Ditën e premte një informacion origjinën e cili e ka nga uebfaqja e një kompanie celulare franceze pretendon se iPhone 6S dhe 6S Plus do të mund të porositen që nga data 11 Shtator. Kjo ditë i bie të jetë e premte e cila përputhet terësisht me të kaluarën e evenimentit të Apple iPhone.

gsmarena_002

Kjo do të thotë se mund të shohim një prezantim zyrtar nga e Marta ose e Mërkura që i bie të jenë data 8 dhe 9 Shtator.

Nga ana tjetër, disponueshmëria e smartfoni besojmë se do të jetë në valë ku e para do të fillojë me 18 Shtator. Të gjitha këto spekulime i bazojmë në të kaluarën e Apple.

Dy smartfonët e rinj thuhet të kenë kamera 12 megapiksel, proçesorë Apple A9, 2GB RAM dhe ekranet me teknologjinë Force Touch të Macbook Air. (PCWorld Albanian)

Porositë e iPhone 6S dhe 6S Plus mund fillojnë që më 11 Shtator
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)