Analiza

Popullariteti i phabletëve një trend në rritje

Jan 3 2017
0 Shpërndarje
Popullariteti i phabletëve një trend në rritje

2015%2f06%2f02%2fbd%2fphablets-e2872Ditëve të sotme një telefon inteligjent ose një tablet janë mjeti më i kudogjendur dhe jo për çudi janë dhuratat më të kërkuara për festat e fundvitit.

Sipas të dhënave të këtij viti, Apple ishte fituesi më i madh i sezonit të pushimeve.

iPhone dhe iPad përbënin 44% të shitjeve përgjatë periudhës 19 Dhjetor – 25 Dhjetor me Samsung në vendin e dytë me 21% të shitjeve.

Edhe njëherë tjetër telefonët me ekran të madh, të quajtur ndryshe phablet, ishin dhurata më popullore.chartoftheday_4184_holiday_season_device_activations_n

Ato përbënin 37% të shitjeve të telefonëve nga 27% vitin e kaluar dhe 13% në 2014-tën.

Telefonët me ekran të mëdhenj si Galaxy Note apo seritë iPhone 6 Plus, 6S Plus dhe 7 Plus ishin zgjedhja e pare e miliona përdoruesve në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>