Politikat e reja të VirusTotal rrezikojnë përdoruesit dhe startupet e sigurisë

Publikuar më: 09-05-2016

Screen-Shot-2016-05-08-at-1.16.02-AM-930x461Reuters – Një numër i konsiderueshëm kompanish po humbasin qasjen në koleksionin më të madh të analizave të virusëve kompjuterike, një ngjarje kjo e cila sipas ekspertëve do të rrisë ekspozimin e përdoruesve ndaj hakerave.

Një ndryshim politikash nga VirusTotal, do të lërë kompani mjaft të njohura pa informacion rreth maluerëve për shkak se nuk kanë kontribuar në databazën e shërbimit në fjalë me analizat e tyre. Në 2014-tën, Google e bleu VirusTotal, platformë e cila pasurohet çdo ditë falë angazhimit të shumë ekspertëve të sigurisë që ndajnë pjesë të dyshimta malueri dhe opinione rreth rrezikut që përbëjnë.

Ditën e Mërkure të javës që lamë pas, shërbimi 12 vjeçar në heshtje të plotë u shpreh se do të ndërpresë qasjen e pakufizuar në analiza për kompanitë të cilat nuk ofrojnë informacionin dhe analizat e tyre në VirusTotal.

Sipas analistëve, kjo lëvizje do të nxisë klasifikimin e shërbimeve të shumta gabimisht si maluer dhe si rezultat konsumatorët do të jenë më pak të mbrojtur nga rreziqet reale.

“Pa qasjen në databazën e VirusTotal, niveli i gjurmimit të viruseve do të bie ndjeshëm,” tha Andreas Marx, shef ekzekutiv i firmës së testimit të produkteve të sigurisë AV-TEST. Me rënien e nivelit të gjurmimeve, hakerat do e kenë më të lehtë punën e tyre.

Nuk janë të pakta kompanitë e sigurisë të cilat bazohen terësisht në databazën e VirusTotal, dhe arsyeja pse nuk ofrojnë analizat e tyre është nga frika se mos zbulohen. VirusTotal nuk përmendi asnjë kompani e cila do të përjashtohet. Por disa invidë të lidhur ngushtë me çështjen thanë për Reuters se janë dy kompani të profilit të lartë do të preken si Cylance dhe CrowdStrike.

VirusTotal numëron pothuajse 400,000 analiza të maluerëve të marra çdo ditë, kryesisht nga kompani të njohura si Symantec, Intel dhe Trend Micro. Një zëdhënës i kompanisë tha se VirusTotal po bën më të mirën për ti ardhur në ndihmë komunitetit të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Politikat e reja të VirusTotal rrezikojnë përdoruesit dhe startupet e sigurisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)