Politika e re përditësimit të Windows 10-tës: Çfarë është falas dhe çfarë jo?

Publikuar më: 20-07-2015

windows10hero-100593399-large

Në muajin Janar Microsoft tha se Windows 10-ta do të jetë falas. Më pas tha se do të jetë falas për 1 vit. Dhe në fund tha se do të jetë falas për ata që kanë një kopje legjitime të Windows 7 ose 8.1. Seriozisht Microsoft?

Po le të hyjmë në detaje të kësaj. Pak ditë më parë gjigandi i softuerit tha se Windows 10-ta do të ketë një cikël mbështetjeje prej 10 vitesh. Suporti i përgjithshëm do të zgjasë deri më 2020, ndërsa suporti teknik deri më 2025-sën. Kjo nuk qëndron aspak në një linjë me mbështetjen 25 vjeçare që Microsoft ofroi për Windows 8 dhe 9.

Por le të mendojmë pak rreth asaj se çfarë do të jetë falas në Windows 10. Duke qenë se sistemi operativ do të konsiderohet si një shërbim tani e tutje, Microsoft është përpjekur të gjejë një mënyrë të re për të bërë para. Që tani e tutje do të ketë vetëm Windows 10 dhe jo 11, e as 12.1. Microsoft gjithashtu pak muaj më parë hodhi dritë mbi metodën e re të përditësimeve. Dhe tani po dalim aty ku dëshironim: Microsoft do të bëjë para përmes përditësimeve. Doni përditësimet dhe arnime të sigurisë për një vit? Është falas. E doni për 20 vite, atëherë paguani. (PCWorld Albanian)

Politika e re përditësimit të Windows 10-tës: Çfarë është falas dhe çfarë jo?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)