Policia thotë se kriminelët po përdorin Apple iPhone për shkak të sigurisë së lartë që ofrojnë

Publikuar më: 04-03-2016

An Apple logo is seen on a flag on the facade of the Apple Store in ParisReuters – Disa kriminelë po përdorin iPhone si telefoni i tyre parësor kjo për shkak të sigurisë së lartë që Apple ka implementuar në produktet e saj. Ky ishte argumenti i një padie në gjykatë ditën e sotme nga tre grupe të zbatimit të ligjit.

Këto grupe thanë para trupit gjykues se kishin prova që disa njerëz të inkriminuar kohët e fundit kanë kaluar në përdorimin e një iPhone duke hedhur tutje çdo telefon tjetër kjo për arsyet e lartpërmendura.

Duke e quajtur “një dhuratë nga Zoti” për kriminelët, kjo padi në gjykatë vjen një muaj nga saga e betejave ligjore mes Apple dhe FBI-së për dekodimin e një iPhone 5C që i përket njërit prej atentatorëve të San Bernardinos.

Gjigandët e industrisë së teknologjisë si Google, Facebook dhe Microsoft kanë dalë në mbështetje të Apple. Kjo e fundit e quante padinë e FBI-së si “diçka shumë të keqe për Amerikën”.

Sipas Apple ajo që kërkon Byroja Federale e Hetimit është e pavend sepse kërkon nga prodhuesi të përdor një softuer për dekoduar një iPhone 5C, softuer i cili në të vërtetë nuk ekziston. (PCWorld Albanian)

Policia thotë se kriminelët po përdorin Apple iPhone për shkak të sigurisë së lartë që ofrojnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)