Policia spanjolle për herë të parë arrestoi një pirat të librave elektronikë

Publikuar më: 20-10-2016

free-ebook-imageI dyshuari thuhet se ka ngarkuar më shumë se 11,000 punime literature online, shumë prej tyre në të njëjtën ditë me debutimin e tyre zyrtar. Më shumë se 400 sajte kanë përdorur lirimet e tij.

Krijuesit e përmbajtjes dhe shpërndarësit rrallë e vlerësojnë shpërndarjen e përmbajtjes së tyre pa leje dhe shpesh fusin në listë trupat qeveritar dhe përforcuesit e ligjit për të ndihmuar që të ndalohet kjo praktikë.

Ndërkohë që ka pasur shumë raste që janë kapur nëpër Evropë, Spanja tradicionalisht ka pasur një rekord të varfër kur vjen puna për zbatimin e të drejtave IP. Megjithatë, në vitet e fundit ky pozicion po ndryshon disi, me veprime të ndryshme kundër sajteve pirate së bashku me shtrëngimin e legjislacionit.

Këtë javë ministria e brendshme deklaroi arrestimin e një pirati të madh të ebook, i pari arrestim i tillë për vendin.

Hetimi filloi në 2015 duke ndjekur një ankim nga Spanish Reproduction Rights Centre (CEDRO), një organizatë jo fitimprurëse për autorët dhe publikuesit e librave, revistave, gazetave dhe të fletëve muzikore. Sipas Ministrisë, CEDRO kanë qenë duke e gjurmuar të dyshuarin por ishin të aftë ta identifikonin vetëm me anë të një pseudonimi që përdorte online. Megjithatë, duke u ndjekur nga hetimi që u bë nga policia, identiteti i tij real u zbulua.

Kjo çoi në një sulm policor të vrojtuar nga Technological Investigation Brigade (BIT), një njësi e policisë civile kombëtare të Spanjës. BIT specializohet në të gjitha tipet e krimeve që vijnë nga zhvillimi, duke përfshirë mashtrimin online, sulmet kibernetikë, dhe thyerjen e të drejtave të autorit.

Policia tha se ka sekuestruar një hard drive që përmban punë të vjedhur, gjithashtu edhe softuer të dizajnuar për të hequr mbrojtjen nga kopjomi dhe DRM nga librat e blerë nga burimet e ligjshme apo të marrë nga të tjerët. Deri më tani, autoritet pretendojnë se individi ka mashtruar krijuesit me të paktën 400,000 euro me anë të operacioneve të tij. U sekuestruan gjithashtu një telefon dhe informacioni bankar. (PCWorld Albanian)

Policia spanjolle për herë të parë arrestoi një pirat të librave elektronikë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)