Policia Ruse arrestoi një robot gjatë një tubimi politik

Publikuar më: 20-09-2016

promobotNë një tubim politik në Moskë, policia raportohet të ketë tentuar të prangoste dhe të arrestonte një aktivist të quajtur Prombot. Në të vërtetë Prombot nuk është një person i zakonshëm – është një robot.

Evenimenti në të cilin ngjarja ndodhi ishte në mbështetje të Valery Kalachev, një kandidat për deputet në parlamentin Rus. Kalachev po përdorte një robot për të regjistruar opinionet dhe reagimet e turmës për ti shfrytëzuar në të ardhmen.

Me sa duket kjo nuk i pëlqeu policëve Rus, të cilët kërkuan që të hiqej roboti… madje provuan edhe ta prangosnin. Pjesëmarrësit konfimuar se roboti nuk bëri ndonjë rezistencë.

Një rreng publik ose jo, kjo ngjarje ngrit një pyetje interesante për mënyrën sesi i trajtojmë robotët. Ligje për robotët nuk ka, edhe ekspertët sugjerojnë se duhet të përcaktohen të drejtat e tyre.

Kohët e fundit, një draft nga Parlamenti Evropian shprehet se “robotët më të sofistikuar, mund të kenë një status të veçantë në shoqëri me të drejta dhe detyrime specifike.” (PCWorld Albanian)

Policia Ruse arrestoi një robot gjatë një tubimi politik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)