Policia Londineze pajis 22,000 oficerë me teknologji të rregjistrimit audio dhe video

Publikuar më: 19-10-2016

occupy-london-oct-2011-041Fushata më e madhe e përdorimit të veshjeve elektronike do të fillojë në kryeqytetin Britanik, Londër, ku Policia Lokale do të paisë 22,000 oficerë policie me teknologji të regjistrimit audio dhe video.

Policia rrugore do të paiset me video kamera, një lëvizje e cila vjen pas 11 muajsh testimi shoqëruar edhe një konsultim publik.

Ideja shfrytëzimit të këtyre teknologjive është në ofrimin e një transparence më të lartë për veprimet e oficerëve në të njëjtën kohë të ndihmojë në luftimin e kriminalitetit me më efikasitet.

Ishte vendosur që këto kamera trupore të vendoseshin në funksion nga muaji Mars po ky proces u shty. Kamerat do të ofrohen nga Axon Publick Safety në një kontratë me vlerë 3,4 milion paund me Scotland Yard.

Edhe Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan ishte shprehur pozitiv për këtë nismë duke thënë se pikërisht këto kamera do të bëjnë diferencën. (PCWorld Albanian)

Policia Londineze pajis 22,000 oficerë me teknologji të rregjistrimit audio dhe video
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)