Lajmet

Policia kanadeze përgjon iPhone e një gazetari për muaj të tërë

Nov 2 2016
0 Shpërndarje
Policia kanadeze përgjon iPhone e një gazetari për muaj të tërë

download-2Policia e Montrealit hyri në iPhone-in e një shkruesi për gazetën kanadeze në gjuhën Franceze, La Presse, bëri të ditur publikimi.

La Presse tha se ato zbuluan 24 mandate përgjimi marrë nga gjykatësi i qytetit të Montrealit, Josee De Carufel, duke i dhënë njësisë policore speciale të hetimit të drejtën ligjore që të përgjojnë mesazhet dhe telefonatat e Patrick Legace.

Por kjo nuk është gjithçka që ato bënë – ato gjithashtu gjurmuan vendndodhjen e tij me anë të sistemt të lokalizimit (GPS) të iPhone-it të tij.

Shefi i policisë të Montrealit, Philippe Pichet, argumentoi se ato duhet të përgjonin në mënyrë që të hetonin njërin nga oficerët e tyre. Në një takim me Legace të Premten – edhe pse policët nuk ishin “të detyruar nga ligji që” ta bënin – ai shpjegoi se e përgjuan telefonin e tij për hetuar akuza se disa oficerë anti-bandë shpikën prova.

Ato gjithashtu besonin se kishte mundësi që disa oficerë po i jepnin informacion indirekt Legace. Policët e Montreal-it filluan të monitoronin telefonatat e Legace në Dhjetor të  2015, dhe hetimi i tyre çoi në arrestimin e pesë oficerëve në Korrik.

Megjithatë, Legace, mbetet i pabindur. Ai beson se policët nuk ishin të kënaqur me disa nga shkrimet e tij përgjatë viteve dhe se lëvizja ishte për identifikuar burimet dhe për të frikësuar policët nga bisedat me gazetarët.

Historia mori famë sapo dolën detajet, veçanërisht kur Pichet e pranoi se ai nuk mund të garantonte nëse autoritet përgjuan ose vazhdojnë të përgjojnë apo jo gazetarë të tjerë përveç Legace.  Edhe i famshmi Edward Snowden shprehu mendimet e tij në Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>