Policia holandeze trajnon shqiponja për ekipin e tyre anti-dron

Publikuar më: 15-09-2016

151021_ft_drone-jpg-crop-promo-xlarge2Gjatë vitit të kaluar, policia holandeze dhe kompania e trajnimit të zogjve gjuetarë Guard From Above kanë investiguar nëse shqiponjat munden të jenë një farë mënyrë efektive për të vepruar me dronët potencialisht të rrezikshëm.

Testimet kanë pasur rezultate pozitive, thanë zyrtarët e policisë holandeze, dhe sot ato deklaruan se janë gati të kryejnë operacione me skuadrën anti-dron me shqiponja të trajnuara posaçërisht.

Videoja tregon një demonstrim që policia holandeze e vendosi në Youtube të një droni  që po kërcënonte të ngacmonte një vizitë shtetërore.  Shqiponja kundër dronit vazhdon rreth kohës 1:50.

Janë blerë shqiponja femra pasi ato janë më të mëdha se meshkujt në trup, prandaj ishin më të përshtatshme për këtë. Deri më tani testimet me dronë normal si Phantom kanë treguar se nuk kanë shumë rrezik për shqiponjat dhe në asnjë rast nuk janë dëmtuar. Në anën tjetër asnjë dron nuk ka mundur të mbijetojë. Shqiponjat janë të trajnuara, gjithashtu, që dronët jo vetëm ti hedhin në tokë por edhe ti sjellin në duart e policisë. (PCWorld Albanian)

Policia holandeze trajnon shqiponja për ekipin e tyre anti-dron
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)