Polaris tregon ambicjet me një version të suitës Office për bizneset

Publikuar më: 20-04-2016

polaris_office_primary-100648962-largeNjë muaj më parë suita e produktivitetit Polaris përmbushi një objektiv madhor, atë të kalimit nga telefoni në desktop. Ditën e sotme kompania bëri një tjetër hap po aq të rëndësishëm: publikoi një version të suitës për bizneset.

Quajtur Polaris Office Business, suita e re e produktivitetit i dedikohet punojësve dhe menaxherëve. Me 6.99 dollar në muaj, versioni për bizneset ofron çdo gjë që ofron versioni për konsumatorët i cili kushton 3.99 dollar në muaj duke shtuar disa funksionalitete të specializuara menaxhimi.

Më të interesuarit lidhur me këtë ngjarje duket të jenë administratorët që do të kenë mundësi të gjurmojnë dhe monitorojnë dokumentet e biznesit ose organizatës. Përdoruesit do të përfitojnë më pak se kaq, mundësinë për të ngarkuar, shpërndarë dhe komentuar dokumentet në kohë reale. Ndërsa bashkërendimi në kohë reale i dokumenteve do të vijë në versionet e ardhshme të platformës.

Ajo që e bën të veçantë këtë suitë është pikërisht konsola e administratorit. Siç thamë më lart ata do të kenë mundësi të gjurmojnë dhe të tërheqin dokumente madje edhe tu caktojnë përdoruesve nivele të ndryshme autoriteti mbi to. Siguria është pika më e fortë e Polaris Office për Bizneset dhe identifikimi me dy faktor është një tregues i qartë i synimeve të Polaris.

Polaris Office gjithashtu do të jetë i disponueshëm për platfomrën IBM Connections. Së shpejti do të mbërrijë edhe mbështetja për Android Wear dhe Apple Watch. Në 2017-tën Polaris premtoi funksionet e njohjes optike të karaktereve. (PCWorld Albanian)

Polaris tregon ambicjet me një version të suitës Office për bizneset
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)