Pokemon Go po vjen në orën inteligjente Apple Watch

Publikuar më: 08-09-2016

screen-shot-2016-09-07-at-1-32-45-pmPokemon Go së shpejti do të jetë i gatshëm në Apple Watch u shprehën zëdhënësit e Niantic Labs gjatë evenimentit të Apple. Aplikacioni do të paraqesë se sa duhet të ecë lojtari për të çelur një vezë, pikët e eksperiencës të kërkuara për të arritur në levelin tjetër, dhe informacion shtesë mbi gjendjen fizike të lojtarit.

Aplikacioni do ti lejojë lojtarët të shikojnë kur shfaqet një pokemon ose kur një pokestop është afër pa pasur nevojë të shikojnë telefonin e tyre.

Pokemon Go është shkarkuar mbi 500 milion herë që nga debutimi verën e kaluar, dhe njerëzit kanë ecur mbi 4.6 miliard kilometër ndërkohë që luanin lojën. Aplikacioni për Apple Watch është planifikuar të mbërrijë këtë vit. (PCWorld Albanian)

Pokemon Go po vjen në orën inteligjente Apple Watch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)