Po mbahet evenimenti i Natës Gala të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III (Live)

Publikuar më: 15-05-2015

22:23 (LIVE) Është mbyllur edicioni i tretë i Albanian ICT Awards. Ky edicion u mbyll si zakonisht me Natën Gala ku dhe u kurorëzuan fituesit e shtatë çmimeve në konkursin Albanian ICT Awards. Përfitojmë nga rasti të falenderojmë sponsorët e këtij evenimenti Fondacionin Dritan Hoxha, Top-Channel, Raiffeisen Bank, Vala, Albvision, Universitetin e New Yorkut, AUK, Albsoft, NextSEO, Institutin Kanadez të Teknologjisë, Abissnet dhe EasyPay.

WP_20150515_22_21_44_Pro

22:11 (LIVE) Si dhe e fundit, u akordua një mirënjohje për nder të Lindita Shomos si Femra në ICT.

WP_20150515_22_10_42_Pro

22:05 (LIVE) Çmimi Shërbimi Publik më i mirë i vitit për Shqipërinë shkon për Ministrinë e Mirëqënies dhe Rinisë ndërsa për Kosovën shkon për Administratën Tatimore të Kosovës.

WP_20150515_22_05_30_Pro WP_20150515_22_04_36_Pro

21: 58 (LIVE) Edmond Hajrizi është fituesi i çmimit ICT Akademiku i Vitit. Çmimin në fjalë ia dorëzoi kreytarja e Jurisë Prof. Dr. Kozeta Sevrani.

WP_20150515_21_54_42_Pro

21:40 (Live) Çmimi ICT Diploma e Vitit iu dorëzua nga Vjollca Dako, Mirgita Frashërit.

WP_20150515_21_51_37_Pro

21:19 (LIVE) Zv Ministria e Mirëqënies dhe Punës të Republikës së Kosovës dorëzoi çmimin ICT Mobiliteti i Vitit për Bledar Bregun.

WP_20150515_21_17_03_Pro

21:12 (LIVE) Çmimi ICT Ylli në Ngritje i Vitit iu akordua Kelvin Çobanaj.

WP_20150515_21_12_12_Pro21:00 (LIVE) Çmimi ICT Inovacioni i Vitit shkoi për Mërgim Cahani.

WP_20150515_21_03_10_Pro20: 37 (LIVE) Ministrja Harito shprehu kënaqësinë e saj për këtë rini inovative e cila është ashtu siç duan ta shohim të gjithë ne.

WP_20150515_20_39_01_Pro20:37 (Live) Në panel u ngjit Z. Kozeta Sevrani ku ndau me ne eksperiencën e saj në vitin e tretë të Albanian ICT Awards këtë herë në pozitën e Kryetarës së Jurisë.

WP_20150515_20_22_24_Pro

(20:27) Live Hapja e mbrëmjes Gala u bë me transmetimin e një videoje përmbledhëse të Albanian ICT Awards ndër vite ndërsa fjalën më pas e mori moderatori i evenimentit Z. Genti Zotaj.

WP_20150515_20_17_14_Pro

(19:13) LIVE Pas një pune të vyer të ekipit të Albanian ICT Awards për më shumë së dy muaj nga hapja e aplikimeve, ka mbërritur edhe momenti i finalizimit edhe për këtë vit të kësaj iniciative mbarëkombëtare me qëllimin e vetëm të identifikimit dhe promovimit të talenteve dhe figurave të shquara në fushën e teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri.

Albanian ICT Awards tashmë nuk është diçka e re dhe e panjohur për publikun shqiptar ndërsa po i drejtohet një viti të tretë me një sukses të jashtzakonshëm dhe popullaritet që çdo vit sa vjen e rritet. Në këtë event i cili aktualisht po mbahet në Hotel Sheraton do të marrin pjesë edhe personalitete të shquara jo vetëm të botës së teknologjisë në Shqipëri po edhe personalitete të larta shtetërore.(ICTSmedia PR/ PCWorld Albanian)

GEN_2298

Po mbahet evenimenti i Natës Gala të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III (Live)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)