PlayStation 4 Pro vjen me grafikat AMD Polaris dhe përmbajtjet 4K

Publikuar më: 08-09-2016

ps4-pro-100681426-largeSpekulimeve të një përditësimi të mundshëm të konsolës së lojërave PlayStation 4 u ka ardhur fundi. Kompania ditën e djeshme prezantoi PlayStation 4 Pro.

Në brendësi të konsolës së re gjendet një procesor grafik i përmirësuar. Mark Cerny i Sony tha se PS4 Pro mbështetet në grafikat e reja të arkitekturës Polaris nga AMD për ofrimin e një performance të qëndrueshme. Krahasuar me grafikat Radeon 7840 të modelit origjinal PS4, AMD Polaris RX 400 duhet të ofrojnë një performancë dukshëm më të lartë.

Në letër Sony thotë se PS4 Pro gjeneron 4.2 teraflops performancë. Kjo shifër është disaherë më e lartë po ta krahasojmë me 1.31 teraflops të Xbox One dhe 1.84 teraflops të PS4. Qartësisht kjo do e dërgonte konsolën e re në fronin e performancës, të paktën gjersa të mbërrijë Projekti Scorpio i Microsoft i cili premton 6 teraflops.

PS4 Pro zotëron të gjitha kapacitet për të luajtur përmbajtje 4K dhe HDR. Në mënyrë që lojërat e vjetra PS4 të përfitojnë nga ky avantazh ato duhet përditëson të gjitha. Titujt të tillë si Call of Duty dhe Battlefield 1 janë ndër kandidatët kryesor të cilët mund të adoptojnë 4K-në në PS4 Pro.

Po çmimi? Duhet të falenderojmë AMD-në për kartat grafike buxhetor Polaris sepse PS4 Pro do të kushtojë 399 dollar me shitjet e para që fillojnë nga 10 Nëntori. (PCWorld Albanian)

PlayStation 4 Pro vjen me grafikat AMD Polaris dhe përmbajtjet 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)