“Play”, faqja e parë e torrenteve në ZeroNet e pamundur të mbyllet

Publikuar më: 08-09-2016

play-zeronet-impossible-to-shutdownNjë platformë e re ka dalë në internet e cila e paraqet veten si një rrezik shumë të madh për mbajtëst e të drejtave të autorit. E njohur si ZeroNet, është një rrjet pa servera i fuqizuar nga njerëzit e cila përdor një teknologji që është përzierje e kriptografisë të Bitcoin dhe rrjetit të Bittorrent.

Çfarë është ZeroNet?

ZeroNet funksionon në mënyrë të ngjashme me shpërndarjen e skedarëve torrent në rrjetin P2P të Bittorrent. Ndryshimi është se këtu shpërndahet faqja në vend të filmave të piratuar apo shfaqjeve televizive. Një faqe e ngarkuar në ZeroNet nuk është e hostuar në një server qëndror por nga përdoruesit që hynë në te, njësoj si rrjeti i torrent në të cilin të dhënat tërhiqen nga përdoruesit të cilët po shkarkojnë torrent-in. Një përdorues i ri që do të hyjë faqe merr skedarët e nevojshëm nga një përdorues ekzistues.

Play – Faqja e parë në ZeroNet

Faqja e parë që ka dalë në rrjetin e decentralizuar ëshë “Play”. Faqe e thjeshtë por këndshme vizualisht që ju mirëpret me shumë filma dhe lidhje të trailer-ave të tyre në Youtube. Tani, ju mund të mendoni se kjo platformë do ti shtyjë anijet pirate në shpejtësi edhe më të mëdha gjë që do të çonte në detyrime ligjore kundër ZeroNet. Por historia është krejtësisht ndryshe, ZeroNet nuk thyen asnjë barrierë legale pasi në vetvete nuk përfshihet në aktivitet piraterie. Faqet si Play janë të hostuara nga përdoruesit dhe do të ishte shumë e vështirë të sjellësh një numër të panumërueshëm përdoruesish në bankën e dëshmitarit. Anonimiteti mbetet një shqetësim i madh që duhet të merret në konsideratë.

Rrjeti i shpërndarë i përditësuar në kohë reale ka potencialin për të mbikaluar çdo mundësi të dështimit të rrjetit ose mbylljeve të faqes, pasi shumë përdorues hostojnë faqen në pajisjet e tyre. Ai funksionon edhe nëse vetëm një përdorues i shërben faqes. Rasti më i keq do të ishte kur të gjithë përdoruesit shkëputen nga rrjeti gjë që do ta bënte të pamundur hyrjen në faqe. Po ky është një rast i paimagjinueshëm duke marrë parasysh se popullariteti do të rritet në vitet e ardhshme. (PCWorld Albanian)

“Play”, faqja e parë e torrenteve në ZeroNet e pamundur të mbyllet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)