Analiza

Platformat e videove online dominojnë trafikun botëror në kohë reale me 69 %

May 30 2015
0 Shpërndarje

sandvinetraffic05282015

Videot online janë përgjegjëse për gllabërimin e 69 % të trafikut në kohë reale gjatë orëve të pikut, një rritje me 5 % kjo krahasuar me 64 % që ishte vitin e shkuar. Është pikërisht video platforma Netflix, e cila është e disponueshme në 30 shtete, që zë 36.5 % të trafikut ndjekur nga Youtube me 15.6 %.

Pas tyre pasojnë protokolli HTTP, iTunes, BitTorrent, Facebook dhe trafiku MPEG. Në vendin tetë vjen shërbimi i video platformës së Amazon quajtur Instant Video me 2 %. Por po flasim për transmetime të ligjshme të videove dhe nëse marrim në konsideratë se një pjesë e madhe e trafikut të BitTorrent mbizotërohet nga shkarkimi i videove dhe filmave në mënyrë të paligjshme, atëherë dominimi i kësaj mënyre zbavitjeje online në mund ta quajmë kështu është i padiskutueshëm.

BitTorrent tani zë 6.3 % të trafikut total një rënie e fuqishme nëse llogarisim se në 2008 kishte 31 %. Prandaj ditëve të sotme, Interneti është bërë vendi i duhur të parë TV dhe filma në mënyrë të ligjshme. Si u luftua pirateria në Internet? Thjesht duke bërë të disponueshëm transmetimin live të TV dhe filmave në Internet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>