Lajmet

Platforma WordPress shënon versionin 4.5 me më shumë risi dhe performancë

Apr 13 2016
0 Shpërndarje
Platforma WordPress shënon versionin 4.5 me më shumë risi dhe performancë

origin_6035854268-930x659WordPress.org ditën e sotme lançoi versionin 4.5 të të platformës së menaxhimit të përmbajtjeve me disa funksionalitete të reja. Versionin më të fundit mund ta shkarkoni që në këtë momente duke u drejtuar në WordPress.org/download.

WordPress është sistemi i menaxhimit të përmbajtjeve online i cili fuqizon 25 % të uebit. Versioni më I fundit bart emrin e koduar “Coleman,” në nder të saksofonistit të jazzit Coleman Hawkins.

WordPress 4.5 sjell dy përmirësime në editim të përmbajtjeve. E para ka të bëjë me implementimin e lidhjeve të jashtme të cilat karakterizohen nga një ndërfaqe më të thjeshtë.

E dyta ka të bëjë me dy formate të reja shkurtesash. Tre vija të njëpasnjëshme do të konvertohen në një vijë të vetme horizontale. E fundit por jo më e parëndësishmja, me versionin 4.5 vinë edhe disa përmirësime në sfond si: ndryshimi inteligjent i përmasave të imazheve, rifreskimi selektiv, përmirësime në aktivizimin e skripteve dhe përditësime të librarive të Javascript.

Vesioni 4.6 i WordPress është në punim e sipër ndërsa kompania nuk dha një datë fikse të debutimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>