Platforma Windows Phone në kolaps, bien shitjet e telefonëve Windows me 76%

Publikuar më: 19-08-2016

20160330_232410-100653364-largeShitjet e telefonëve Windows kanë rënë me 76% gjatë tre mujorit të dytë të 2016-tës nga 8.2 milion njësi në 2015-tën në 2 milion njësi këtë vit njoftoi firma analitike Gartner.

Kjo rënie dramatike i atribohet blerjes së dështuar të Nokia nga Microsoft në 2014-tën e cila u largua si divizion brenda kompanisë vitin e larguar duke hedhur tutje plot 10 miliard dollar.

Sipas Gartner shitjet globale të telefonëve inteligjent me sistemin operativ Windows ishin në shifrat e 2 milion njësive. Përkundur Microsoft kishte pritur që shitjet të kapnin shifrat e 1.2 miliard njësive, ose 750,000 njësi më pak sesa të dhënat e Gartner.

msft-sales-of-windows-phones-100677697-large.idge

Megjithatë krahasuar me vitin e kaluar rënia merr përmasa shumë të mëdha. Në Qershor të 2015-tës sistemi operativ i Microsoft gjendej në 2.5 % të telefonëve të shitur në mbarë botën. 12 muaj më vonë vetëm 0.6 % e telefonëve kishin të instaluar platformën mobile të Microsoft.

Pritshmëritë e Microsoft ishin të mëdha në momentin që i hyri biznesit të telefonëve inteligjent. Në pamundësi për të konkurruar me Android-in e Google dhe iOS-in e Apple, Microsoft gradualisht largoi vëmendjen nga telefonët inteligjent për tu përqendruar kryesisht në shërbimet cloud. (PCWorld Albanian)

Platforma Windows Phone në kolaps, bien shitjet e telefonëve Windows me 76%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)