Platforma mobile Windows shënon rritje të fuqishme në Europë

Publikuar më: 08-10-2015

DSC_5459sm_678x452Firma e njohur analitike Kantar WorldPanel ka publikuar raportin më të fundit analitik të tregut të sistemeve operative mobile.

Ky raport vlerëson të dhënat e tre mujorit të dytë përfunduar në muajin Gusht dhe i krahason ato me të dhënat e një viti më parë. Nga tabela e raportit është vënë re një rritje në përqindje të përdorimit të telefonave Windows në disa shtete Europiane si Gjermania, Franca por supriza është Australia me një rritje respektivisht me 3.6% , 3.2% dhe 2.3%.

gsmarena_001Drejtuesja e sondazhit në Kantar Worldpanel, Carolina Milanesi u shpreh se: “Përdorimi i telefonëve Windows ka pësuar rritje në disa tregje si Francë, Gjermani dhe Australi dhe ka mbajtur të njëjtin nivel në vende të tjera. Megjithatë ne nuk kemi parë një impakt të rëndësishëm në tregun e përgjithshëm. Gjatë eventit të Windows 10  mbajtur më 6 Tetor në New York, në pamë se Microsoft është rifokusuar për të sjellë një telefon sa më miqësor me përdoruesit dhe pajisje që përmbushnin kërkesat e nevojshme për departamentet IT – një qëllim modest po më realist”. (PCWorld Albanian)

Platforma mobile Windows shënon rritje të fuqishme në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)