Platforma e transmetimit të lojërave Twitch braktis Flash-in e Adobe, aplikon HTML5

Publikuar më: 26-07-2015

VideoPlayer_Redesign_Blog.0.0Gjigandi i transmetimit të video lojrave, Twitch është një ndër kompanitë më të fundit që ka zgjedhur të brakisë Flash Player të Adobe dhe ka implementuar standartin HTML5 në uebfaqen e saj.

Kompania deklaroi se ka vendosur të ridizenjojë kontrollet e saj të luajtjes së videove duke zvënëndësuar kështu versionet Flash me opsionet e reja të Jacascript dhe HTML5. Por kjo nuk do të thotë se erdhi fundi i marrëdhënies Twitch-Flash. Për momentin videot e uebfaqes do të përdorin këtë softuer.

Kohët e fundit Flash është cilësuar si inefiçent dhe si i dalë jasht mode duke u braktisur nga një sërë kompanish të rëndësishme online. Në muajin janar, YouTube ndaloi së përdoruri këtë standart, ndërkohë dhe Facebook e zëvëndësoi produktin e Adobe me HTML5. Kjo ka ndodhur për shkak se Flash nuk ka demostruar parametra të lartë sigurie, ai ka qënë vulnerabël ndaj viruseve të shumta.

Këtu mund të përmendim sulmin e Hacking Team që shfrytëzoi Flash për të aksesuar kompjuterat e përdoruesve më herët gjatë këtij muaji. Por çdo të thotë kjo? A i erdhi fundi luajtësit Flash? A do bëjë Adobe diçka për ta ndryshuar këtë dhe për ta shëndrruar sërisht Flash në të preferuarin e të gjithave kompanive?! (PC World Albanian)

Platforma e transmetimit të lojërave Twitch braktis Flash-in e Adobe, aplikon HTML5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)