WhatsApp dhe Google Drive vinë me një bashkëpunim të frytshëm

Publikuar më: 08-10-2015

WhatsAppGoogle dhe WhatsApp kanë njoftuar gjatë ditës së sotme bashkëpunimin midis tyre i cili integron në aplikacionin e mesazheve me shërbim cloud Google Drive. E thënë ndryshe mund të ruani dhe ti riktheni bisedat në Google Drive.

Google ka deklaruar se kjo veçori e cila është bërë e disponueshme duke filluar që prej ditës së sotme për përdoruesit e aplikacionit të mesazheve do të arrij gjithsecilin vetëm në disa muaj.

unnamedTashmë do të bëhet e mundur që bisedat  në chat, klipet video dhe fotot do të ruhen automatikisht në llogarinë tuaj të Google Drive. Në rast se përditësoni/humbisni/thyeni telefonin tuaj aktual dhe jeni një përdorues i aplikacionit të mesazheve WhatsApp, në vetëm pak hapa ju mund të rimerrni të gjitha të dhënat tuaja të mëparshme. (PCWorld Albanian)

WhatsApp dhe Google Drive vinë me një bashkëpunim të frytshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)