Biznes

Platforma cloud SkyHub: Një alternativë tjetër krahas shërbimit të Google dhe Microsoft

Oct 11 2015
0 Shpërndarje
Platforma cloud SkyHub: Një alternativë tjetër krahas shërbimit të Google dhe Microsoft

44b8a53e57ff6d72e62d94b51bf0fa227fd571b9_main_hero_image2Nuk është aspak e thjeshtë të gjeni platformën cloud që të përmbush kërkesat tuaja mbi sigurinë, aksesin dhe memorjen e nevojshme.

Disa shërbime janë të mira por çmimet tentojnë të rriten pas një periudhe kohe, ndërsa pakot me çmimet më të lira ofrojnë shërbime më pak të sigurta.Shërbimet cloud më të njohura (si Dropbox, Google Drive etj.) shesin abonime mujore/vjetore por shpesh herë ofrojnë kufizime në hapësirën e memorjes, duke ju detyruar të blini planet me pagesë. Zgjidhjen e këtij problemi e ofron platforma cloud SkyHub, me abonim të përhershëm vetëm për 49.99 dollarë.

Ju mund të ruani dokumentat tuaja në serverat SkyHub, larg çdo lloj katastrofe natyrore apo sulmi të jashtëm i cili mund të prekë pajisjet tuaja. Në bazë të vlerësimit të Wall Street Journal, ka disa arsye pse kjo platformë është ekselente për ruajtjen e dokumentave online:

1 .Merrni backup automatik 1TB për 4 kompjutera

2. Back up 1TB për ruajtjen e të dhënave sipas nevojës

3. Mjaft e thjeshtë dhe e shpejtë për të marrë shërbimin

4. Të dhënat tuaja janë të ruajtura me enkriptim

5. Mund të shikoni të dhënat tuaja në web, ti ruani ato për një kohë të gjatë ose mund të shfrytëzoni veçoritë innovative të sistemit hybrid storage SkyHub (PCWorld Albanian)

Tags >

SkyHub
Lajmet e fundit>