Android numëron 1.4 miliard përdorues aktivë

Publikuar më: 01-10-2015

Four smartphonesQë nga viti 2007, Apple ka shitur më shumë se 1 miliard pajisje iOS, Microsoft ka si qëllim që Windows 10 të mbërrijë në 1 miliard pajisje deri në vitin 2018 ndërkohë Google ka kohë që ka vendosur diferencën me anë të sistemit të saj operativ Android.

Ky sistem operativ tanimë zotëron 1.4 miliard përdorues aktiv. Kjo shifër është 400 milion më e madhe se sa ajo e raportuar në qershor të vitit 2014 dhe 900 milion më e madhe së në mesin e vitit 2013.

CEO i Google, Sundar Pichai e zbuloi këtë rekord të ri gjatë evenimentit të mbajtur ditën e martë. Ai shtoi se pjesa më e madhe e përdoruesve Android vijnë nga tregje në rritje si Vietnami dhe Indonezia. Android ka hasur një sukses të vërtetë dhe kur vjen puna tek adoptimi i Android for Work, një produkt që vjen si pjesë e përpjekjeve të Google për të ofruar një eksperiencë më të sigurt dhe të manaxhueshme në ambjentet e zyrës.

Ky sukses i Android i detyrohet një pjesë të madhe numrit të smartfonëve të shitur nga Samsung e HTC. Së fundmi firma analitike Gartner ka raportuar se shitjet e smartfonëve Android janë rritur me 11% vitin e fundit, kjo është rritja më e vogël e volumit të shitjeve në 6 vitet e fundit. Kina vazhdon të mbetet tregu më i madh i pajisjeve Android por iPhonët e Apple po e zvogëlojnë pjesën e Android në këtë treg. Pavarësisht të gjithave, numri i përdoruesve aktiv të Android, e bëjnë këtë sistem të Google, ekosistemin më të madh në nivel botëror. Të shohim se si do të ndikojë debutimi i Android Marshmallow në rekordin e vendosur deri më tani. (PC World Albanian)

Android numëron 1.4 miliard përdorues aktivë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)