Planet e reja të fondacionit Mozilla quhen Firefox Pi, Hub, Stick, dhe Pad

Publikuar më: 25-12-2015

Mozilla-Firefox-OS-futuro.001Edhe pse sistemi operativ mobil Firefox OS dha lamtumirën pak ditë më parë, platforma e bazuar në shfletuesin e Mozilla-s mund të mos ketë thënë akoma fjalët e fundit.

Duke cituar dokumente të brendshme, një raport i Hipertextual thotë se Firefox OS u largua nga telefonët inteligjent për të pushtuar tabletët, router-at, usb-të HDMI dhe kompjuterat AiO në formën e tastierave.

Në artikullin e fundit të publikuar nga PCWorld në lidhje me Firefox OS, shkruanim: “Duke qenë se ky sistem operativ është një projekt me burim të hapur, me shumë gjasa do të vijojë të jetojë në një formë apo tjetër edhe në të ardhmen.”

Vetë fondacioni Mozilla e konfirmoi duke thënë se të tilla eksperimente nuk do ti mungojnë të ardhmes. Një nga planet më interesante është Firefox Pi, një tastierë e zakonshme kompjuterike e cila ka të integruar një mini kompjuter Raspberry Pi.

Mozilla-Firefox-OS-futuro.002Kjo do të thotë se tastiera mund të lidhet me një televizor dhe monitor çfarëdo dhe të funksionojë si një kompjuter. Sipas Hipertextual, ambicjet e Mozilla nuk përfundojnë këtu. Router-at do të jenë objektivi i radhës ku kompania do të ketë mundësi të integrojë funksionalitete kyçe të privatësisë dhe kontrollit prindëror. Një përpjekje të ngjashme e kemi parë me router-at OneHub të Google që funksionojnë me Chrome OS.

Dokumentet e përvetësuar nga Hipertextual, zbulojnë edhe dy produkte të tjera: Një tablet, Firefox Pad, ndërtuar posaçërisht për të moshuarit dhe një usb HDMI, Firefox Stick, i cili ofron një version të sistemit operativ Firefox OS për televizorët.

Mozilla, siç thamë më lart, ka konfirmuar vijimin e eksperimenteve por duhet të dini se asnjë nga këto nuk janë konfirmuar zytarisht. (PCWorld Albanian)

Planet e reja të fondacionit Mozilla quhen Firefox Pi, Hub, Stick, dhe Pad
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)