Pjesët përbërëse të iPhone 7 kushtojnë jo më shumë se 220 dollar

Publikuar më: 25-09-2016

108701595-iphone-both-large_transpivx42josuakz0be9ijungh28zinhzwg9svuzlxrn1uKostoja e pjesëve përbërse të iPhone 7 është $450 më pak se sa çmimi i telefonit, sipas një kompanie çmontimi.

Pjesët brenda një iPhone 7 32GB llogariten të kushtojnë $219.80, thanë ekspertët e çmontimit IHS Markit ku komponenti më i shtrenjtë është ekrani që kushton $43. Nëse merren bazë kostot e prodhimit dhe montimit në total produkti i Apple duhet të kushtojë jo më shumë se $224.90.

Çmimi i përcaktuar nga çmontimi nuk merr parasysh kohën dhe paratë e harxhuara për kërkime, softuer dhe transport, mes të tjerash. Si rezultat i kësaj, Apple ka thënë edhe më përpara se çmimi i prodhimit është më i lartë se sa llogarisin çmontimet.

Në të kaluarën iPhone 6, 5s, dhe 5 të gjithë kushtonin rreth $200 për tu prodhuar, ndërkohë që pjesët e pajisjes së fundit 4-inç të Apple, iPhone SE, vlejnë vetëm $160. (PCWorld Albanian)

Pjesët përbërëse të iPhone 7 kushtojnë jo më shumë se 220 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)