Pixel C është përgjigja e Google ndaj Microsoft Surface Pro dhe Apple iPad Pro

Publikuar më: 30-09-2015

pixel-c-angle-100617901-largeMe Pixel C, Google po shtyn tregun e tabletëve Android drejt majave. Prezantuar ditën e djeshme gjatë një evenimenti në San Francisco, Pixel C ka po të njëjtën veshje alumini ngjashëm me kushëririn ChromeBook Pixel.

Në brendësi gjendet një proçesor katër bërthamësh Nvidia Tegra X1 shoqëruar nga 3GB RAM. Do të ketë versionin më të fundit të platformës Android Marshmallow.

pixel-c-keyboard-100617900-large.idge

Hardueri i brendshëm do të jetë po aq cilësor sa edhe paraqitja e jashtme. Tableti ka një fuqi grafike të paprecedent falë grafikave Maxwell të Nvidia. Ekrani ka madhësinë e 10.2 inçëve dhe një dendësi fantastike pikselash prej 302 për çdo inç.

Pixel C ndjek hapat e Surface Pro 3 dhe iPad Pro me tastierën e lëvizshme me konektorë magnetikë. Kjo tastierë ka bateri më vehte e cila ngarkohet gjatë përdorimit të tabletit dhe me një ngarkim të vetëm qëndron në funksion për plot 2 muaj.

google_pixel_c_tablet_lightbar-100617859-large

Pjesë e tabletit Pixel C do të jetë edhe një shirit me drita katër ngjyrëshe ngjashëm me ChromeBook Pixel i cili tregon edhe nivelet e baterisë. Në konektivitet Pixel C përfiton nga avantazhet që të ofron teknologjia USB Type-C.google_pixel_c_tablet_pricing-100617860-large

Pixel C do të jetë i disponueshëm për 499 dollar për modelin 16 GB dhe 599 dollar për modelin 32GB. Tastiera është një aksesor më vehte dhe kushton 149 dollar. (PCWorld Albanian)

Pixel C është përgjigja e Google ndaj Microsoft Surface Pro dhe Apple iPad Pro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)