Pinterest shënon 150 milion përdorues aktivë në muaj

Publikuar më: 13-10-2016

mike-mozart-pinterest-flickr-930x674Pinterest zbuloi ditën e sotme se më shumë se 150 milion njerëz në mbarë botën shfrytëzojnë shërbimin e tij kreativ i cili bart 75 miliard “ide” të shpërndara.

Shifrat e ofruara nga Pinterest përfaqësojnë një rritje me 50% nga viti në vit ku vitin e kaluar kompania për herë ofroi statistika. Më shumë se 75% e llogarive vinë nga jashtë SHBA-ve sipas shefit ekzekutiv Ben Silbermann. Meshkujt përbëjnë 40% të përdoruesve të rrjetit social.

Mbase 150 milion përdorues aktivë mund të mos u duken një numër i lartë por ekzekutivi i kompanisë dëshiron ta shohë në një mënyrë tjetër sidomos kur krahasohet me Facebook dhe Twitter. Ai thotë se Pinterest është një mjet personal jo social. Sipas tij përdoruesit e shfrytëzojnë platformën për të mësuar ide të reja dhe jo të shohin çfarë miqtë kanë publikuar.

Një tjetër statistikë interesante ishte se Pinterest u shërben përdoruesve 10 milion rekomandime në ditë ose 3 trilion çdo vit. (PCWorld Albanian)

Pinterest shënon 150 milion përdorues aktivë në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)