Pinterest numëron 100 milion përdorues aktivë në muaj

Publikuar më: 18-09-2015

16835742859_0228d7e687_k.0.0Më në fund dhe Pinterest ka shënuar një rekord të rëndësishëm; 100 milion përdorues në muaj.

Ndërkohë që mësojmë se Pinterest ka 100 milion përdorues aktivë mujor, kompania ka shtuar se vetëm 70% e tyre postojnë diçka çdo muaj apo klikojnë në postimet e të tjerëve. Kjo tregon se pjesa tjetër, 30% e përdoruesve janë më pasivë se kaq.

Për krahasim, Twitter ka 316 milion përdorues aktiv mujor, ndërsa Snapchat arriti 100 milion një vit më parë dhe tanimë dyshohet se kjo shifër është dyfishuar. 

Po ashtu dhe ritmi i rritjes në Pinterest duket se është i lartë. Quartz ka raportuar se numri i përdoruesve të Pinterest në total është dyfishuar 18 muajt e fundit. Ja vlen të përmendim se vlera e Pinterest në muajin Mars kapi vlerën e 11 miliard dollarëve.  (PC World Albanian)

Pinterest numëron 100 milion përdorues aktivë në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)