PIE: Google Chrome me metodë të re për leximin dhe shqiptimin e anglishtes

Publikuar më: 03-06-2012
PIE: Google Chrome me metodë të re për leximin dhe shqiptimin e anglishtes

Anglishtja nuk është gjuha më e lehtë për t’u mësuar. Ajo ka shumë fjalë që shkruhen ndryshe nga mënyra se si shqiptohen. Kjo gjë e bën anglishten të vështirë për t’u mësuar dhe në qoftë se ju flisni mirë anglisht, ajo mund të jetë e vështirë për t'u lexuar dhe shkruar, sepse gjen fjalë të panjohura më parë.

Phonetically Intuitive English (PIE), është një shtesë për Google Chrome, që shpreson ta bëjë më të lehtë të shqiptohen fjalët që dalin në Internet. Në parim, ajo zëvëndëson tekstin në faqe me fjalë identike, por me disa simbole të veçanta të quajtura “glyps”. PIE ka një tabelë korresponduese që shpjegon se çfarë janë këto shenja, .p.sh. një pikë e vogël mbi një shkronjë ose një vijë përmes saj tregon që kjo shkronjë është normale (gërma “i” do të ketë një vijë në mes, pasi ajo e ka pikën mbi të). Ju mund të rregulloni sasinë e simboleve të menusë “Settings”, që në qoftë se nuk doni që ato të shfaqen në çdo fjalë.

Në fillim, kjo duket rrugë e gjatë për të mësuar një shqiptim sa më të mirë, po ju duhet të dini të gjitha kuptimet e këtyre simboleve. Kjo kërkon punë më të madhe, ndryshe nga puna e zakonshme. Por kjo praktikë është e mirë për fëmijët, të cilët, duke mësuar më mirë këto simbole, do të jenë më të aftë në leximin dhe shqiptimin më mirë të anglishtes. (PCWorld Albanian)

Më poshtë në grafikën e paraqitur mund ti shihni disa shembuj, kurse për më shumë klikoni në këtë link.

PIE: Google Chrome me metodë të re për leximin dhe shqiptimin e anglishtes
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)